Sport

Kampioni ndalet nga Toronto Raptors

Danny Green qëlloi me saktësi nga vija për tri pikë 2 minuta e 7 sekonda pa përfunduar dueli në kohën shtesë, dhe Toronto Raptors më pas vazhdoi me sukses për t’i mposhtur vizitorët e Golden State Warriors, 131:128.

Kathy Leonard shënoi më së shumti pikë personale këtë sezon, 37 në total për skuadrën e tij Raptors, që e fiton ballafaqimin e shtatë rresht.

Megjithatë, Toronto, që kishte humbur në tetë ndeshjet e kaluara nga “Luftëtarët”, u desh të jenë shumë më të mirë në paraqitje, pasi në anën e kundërshtarëve, i pandalshëm ishte Kevin Durant që e përfundoi takimin me dyshifror të dyfishtë prej 51 pikëve e 11 kërcimeve.