Sport

Përfundon viti për Sanchezin e lënduar

Alexis Sanchez do të mungojë deri në gjashtë javë shkaku i lëndimit në muskuj që e pësoi gjatë stërvitjeve me Manchester Unitedin.

Jose Mourinho ka bërë të ditur se Sanchezi do të mungojë për të gjitha ndeshjet e muajit dhjetor shkaku i lëndimit të cilin trajneri portugez e përshkroi si “lëndim agresiv i muskujve”.

Kiliani i bashkohet Victor Lindelofit që pritet të mungojë deri në tre javë shkaku i lëndimit që e pësoi ndaj Crystal Palacet.

“Nuk ka pasur teste mjekësore, por lojtari ka përvojë. Lojtari e di se çfarë lëndimi ka pësuar. Për shkak të përvojës, vetëm nga britma që ka bërë e di se çfarë lëndimi është dhe sa gjatë do të mungojë”, ka thënë Mourinho.

“Nuk është lëndim i vogël i muskujve. Nuk është lëndim i ngjashëm me Lindelofin, por lëndimi i Alexis është lëndim agresiv i muskujve”.