Sport

Torino dhe Bologna interesohen për Bajramin

Dy skuadrat italiane, Torino dhe Bologna kanë shprehur interesim për futbollistin shqiptar, Nedim Bajrami.

Mesfushori 19-vjeçar është pjesë e Grasshoppersit, që garon në Superligën e Zvicrës. Për skuadrën zvicerane ka shënuar dy gola në 15 paraqitje.

"Bajrami mund të bëjë lëvizje gjatë janarit. Interesim për Bajramin ka shprehur Torino dhe Bologna. Torino ka kohë që ka ndjekur ndeshjet e Bajramit, por edhe Bologna tashmë është në garë për mesfushorin shqiptar", shkruan "tuttobolognaweb.it".

Pjesë e Bolognas është edhe Blerim Xhemaili që mban shiritin e kapitenit dhe mbrojtësi i krahut Lirim Kastrati. Ky i fundit luan për ekipin e dytë të Bolognas.

Bajrami me Grasshoppersin ka kontratë deri në qershor të vitit 2021, ndërkohë luan edhe për përfaqësuesen Shpresa (U21) të Zvicrës.