Sport

Klopp: PSG-ja na bëri të dukemi si kasapë

Descriptive Text

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se lojtarët e tij kanë mbetur të frustruar nga Paris Saint-Germaini të mërkurën mbrëma.

“Të kuqtë” pësuan humbje 2 me 1 në Paris dhe morën gjashtë karton të verdhë.

Nga xhirimet shihej se ndërhyrjet e Liverpoolit ishin të ekzagjeruar nga lojtarët parisienë dhe Kloppi ka thënë se ishte i pakënaqur me sjelljen e lojtarëve kundërshtarë.

“E di se do të bëhet lajm, por ndërprerjet e shpeshta nuk ishin të mira. Dy herë e kemi fituar çmimin për ‘fair-play’ në Angli ndërsa sonte dukeshim si kasapë me kartonët e verdhë. Ishte e qartë që PSG-ja, sidomos Neymari, por edhe lojtarët tjerë binin në tokë sikur të kishin lëndime serioze”, ka thënë Kloppi.

“Nuk ishim të qetë, më shumë ishin të frustruar dhe kjo nuk ndihmon. Këtu duhet të përmirësohemi”, ka thënë veç të tjerash gjermani.

Liverpooli duhet ta fitojë ndeshjen kundër Napolit me qëllim që të kalojë grupet në Ligën e Kampionëve.