Sport

Atletico mposht Monacon, kalon fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Atletico Madridi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve duke kaluar fazën e grupeve.

Në shtëpi klubi spanjoll e mposhti Monacon me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Në minutën e dytë ishte një autogol nga Badiashile që i dha epërsinë Atleticos.

Kurse golin e dytë e shënoi Griezmanni në minutën e 24 pas asistimit nga Correa.

Si lider i Grupit A me 12 pikë Atletico Madridi siguron kualifikimin tutje në këtë garë prestigjioze. E në vendin e fundit Monaco ka vetëm një pikë.