Sport

Sarri mori në pyetje secilin lojtar për humbjen nga Tottenhami

Kryetrajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka thënë se ka mbajtur takim me secilin lojtar pas humbjes nga Tottenham Hotspuri të shtunën.

“Blutë” nisën takimin me serinë pa humbje për tre muaj, por pësuan disfatë të turpshme 3 me 1 nga Tottenhami në Wembley.

Sarri ka thënë se e di që ekipi luajti keq dhe italiani ka provuar të marrë masa duke pyetur lojtarët se çfarë shkoi gabim kundër rivalit lokal.

“Shkova te secili lojtar. Për dhjetë minuta pata takime të ndara me ata. Humbëm ndeshje pas tre muajsh e gjysmë dhe duhet ta kuptojmë përse ndodhi”, ka thënë Sarri.

“Nëse nuk keni vendosshmëri ndoshta nuk keni as karakter në mendje, këtë duhej ta kuptoja. Qëllimi në mendjen time është i qartë, të fitojmë diçka dhe pas një periudhe të bëhemi ekipi më i mirë në Europë”, ka shtuar trajneri italian.