Sport

Barça nuk e ka ndërmend ta shesë Dembelen

Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë anësorin Ousmane Dembele, përkundër raportimeve se francezi dëshiron largimin.

Gjatë muajit nëntor është raportuar se 21-vjeçari pritet të largohet nga Camp Nou me destinacion Liverpoolin apo Arsenalin, pasi nuk po gjen vend në Barçë shkaku i mungesës së profesionalizmit.

ESPN raporton se përkundër problemeve, Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë francezin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Këtë sezon ai ka dështuar të zë një vend në formacion pasi është vonuar shpesh në stërvitje duke luajtur videolojëra.