Sport

Ranieri drejt gjigantit spanjoll

Claudio Ranieri është njëri nga kandidatët për të marrë drejtimin e gjigantit spanjoll, Sevilla në rast të largimit të Jorge Sampaolit.

Raportohet se Sampaoli mund të marrë menaxhimin e kombëtares së Argjentinës, pas shkarkimit të Edgardo Bauzas, transmeton Koha.net.

Sampaoli kishte mohuar se ka biseduar me Federatën e Argjentinës, por raportohet se ai është një nga favoritët kryesor për ta marrë drejtimin e Argjentinës në verë.

El Correa raporton se Sevilla ka filluar të shikojë zëvendësuesin e tij dhe Ranieri është një nga opsionet për stolin e saj.

Ranieri ishte shkarkuar nga Leicesteri këtë sezon, përkundër që vitin e kaluar e kishte shpallur kampion. Italiani ka përvojë edhe në La Liga gjithashtu pasi më parë ka drejtuar Valencian dhe Atletico Madridin.