Claudio Ranieri është njëri nga kandidatët për të marrë drejtimin e gjigantit spanjoll, Sevilla në rast të largimit të Jorge Sampaolit.
Raportohet se Sampaoli mund të marrë menaxhimin e kombëtares së Argjentinës, pas shkarkimit të Edgardo Bauzas, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSampaoli kishte mohuar se ka biseduar me Federatën e Argjentinës, por raportohet se ai është një nga favoritët kryesor për ta marrë drejtimin e Argjentinës në verë.
El Correa raporton se Sevilla ka filluar të shikojë zëvendësuesin e tij dhe Ranieri është një nga opsionet për stolin e saj.
Ranieri ishte shkarkuar nga Leicesteri këtë sezon, përkundër që vitin e kaluar e kishte shpallur kampion. Italiani ka përvojë edhe në La Liga gjithashtu pasi më parë ka drejtuar Valencian dhe Atletico Madridin.