Sport

Martial tregon se si i ri pëlqente Arsenalin

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, ka treguar se Arsenali ishte skuadra e tij e preferuar si i ri, me Thierry Henryn dhe Nicolas Anelkan mes yjeve që ai preferonte.

“Topçinjtë” ishin të lidhur me transferimin e lojtarit më 2005, por u mposhtën nga “Djajtë e Kuq”. Martiali është në sezonin e fundit në kontratën aktuale në Old Trafford dhe Arsenali përmendet si skuadër që mund ta transferojë nëse dështojnë negociatat për rinovim kontrate.

“Gjithmonë e kam ndjekur futbollin anglez. Manchester Unitedin sepse ishte Patrice Evra dhe vjen nga i njëjti qytet si unë. E kam ndjekur Arsenalin pasi Thierry Henry ishte aty, po ashtu nga Les Ulis. Për heronjtë e mi francezë, kisha Thierry Henryn, sigurisht, dhe Zinedine Zidane, Zizoun. Ishin më të mirët. I pëlqeja sulmuesit, numrat 10. Një tjetër lojtar që e pëlqeja shumë ishte Nicolas Anelka. Ai ishte lojtar i mrekullueshëm, i shpejtë e me shumë aftësi”, ka thënë francezi për faqen zyrtare të Unitedit.

Martiali ka thënë po ashtu se Ronaldinho dhe Ronaldo ishin dy lojtarët që më së shumti kanë pasur ndikim në të.