Sport

LA Galaxy dëshiron ta mbajë Ibrahimoviqin

LA Galaxy ka përfshirë Zlatan Ibrahimoviqin në listën e lojtarëve për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve në Itali, suedezi është përfshirë në listën e 16-lojtarëve që klubi amerikan dëshiron t’i mbajë duke shuar zërat për një largim të tij të mundshëm drejt Milanit.

Nga ky klub pritet të largohen ish-mbrojtësi i Anglisë, Ashley Cole dhe ish-mbrojtësi i Lazios, Michael Ciani.