Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar me gjashtë muaj ndalesë kryerje të funksionit si trajner, trajnerin e njohur Ismet Munishi.
Ky vendim vjen pas skandalit që shpërtheu kohë më parë, kur në një video shihej se si gjyqtari Bajram Gashi i tregonte me mburrje Munishit se ka ndihmuar Dritën në një ndeshje të stinorit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani FFK ka vendosur t’ia ndalojë kryerjen e funksionit si trajner dhe funksioneve tjera për gjashtë muaj.
Për një vit është pezulluar nga pozita e tij edhe gjyqtari Bajram Gashi, ndërsa për gjashtë muaj asistenti i tij Edmond Zeqiri. Delegati Ali Ajeti është dënuar me dy vjet ndalesë së kryerjes së funksionit të delegatit.
I kontaktuar nga Koha.net për këtë çështje, Munishi ka deklaruar se nuk dëshiron të flasë.