Sport

Lazio e Milani ndajnë pikët në duelin për pozitën e katërt

Lazio dhe Milani kanë ndarë pikët në kuadër të kryendeshjes së xhiros së 13-të në Serie A, si dhe në duelin direkt për pozitën e katërt në tabelë, duke barazuar 1 me 1.

Skuadra nga Milano kaloi e para në epërsi me golin e realizuar nga Franck Kessie 12 minuta para fundit të takimit. Kur pritej që fitorja t’iu takonte kuqezinjve, në skenë doli Joaquin Correa pak sekonda para fundit për të barazuar gjithçka.

Në tabelë, Lazio mbetet në pozitën e katërt. Deri tash nga 13 ndeshje ka grumbulluar 23 pikë. Milani është i pesti me një pikë më pak.