Sport

Carlsen po ndikon në rritjen e popullaritetit të shahut në Norvegji

Descriptive Text

Në një të premte mbrëma, disa qindra persona kishim mbushur një bar të dekoruar me stil në zemër të qendrës së Oslos.

Ky vend ka filluar të bëjë bujë. Ishte hapur vetëm një javë më parë, por në këtë mbrëmje linja ishte e gjatë për t'u futur brenda. Në hyrje të duket si një bar i zakonshëm, me përjashtim të një detaji të vogël: në çdo tavolinë luhet shah.

"Ky është efekti Magnus", thotë Martin Mortensen, një programues 32-vjeçar, duke iu referuar kampionit të botës në shah, norvegjezit Magnus Carlsen. "Gati të gjithë në Norvegji kanë ndonjë lidhje me shahun këto ditë. Është në televizion dhe në gazeta gjatë gjithë kohës".

Carlsen, 27-vjeçar, ka qenë shahisti numër një në botë në tetë vjetët e fundit. Ai ka fituar tre titujt e fundit të botës dhe këtë muaj është duke luftuar me amerikanin Fabiano Caruana, 26-vjeçar, në një betejë për të fituar titullin e katërt të botës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)