Sport

Arrestohet portieri i kombëtares shqiptare, voziti në gjendje të dehur

Portieri i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Tiranës.

Ai është kapur teksa drejtonte veturën e tij në gjendje të dehur dhe kishte kaluar masën 0.51 mg/l, transmeton tch.

Sipas asaj që parashikon ligji, Hoxha duhet të qëndrojë 72 orë në paraburgim (për të gjithë ata që kapen duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur), për të dalë më pas dhe për t’u ndjekur penalisht në gjendje të lirë.