Sport

Demantohen raportimet se një klubi serb nuk iu lejua hyrja në Kosovë

Raportimet se një klubi të volejbollit nga Serbia, Loznice, i është ndaluar hyrja në Kosovë janë demantuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga mediat serbe u raportua se një ekip serb u ndal në pikën kufitare të Jarinjës. Ky ekip parashihej të luante sot ndeshje në kuadër të Ligës së Parë të Volejbollit të Serbisë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, në një përgjigje për Koha.net ka thënë shkurt se kjo nuk është e vërtetë.