Sport

United zhgënjen me barazimin ndaj Crystalit

Manchester Unitedi pas humbjes nga rivali i qytetit, Manchester City, nuk është këndellur as këtë javë pasi ka barazuar pa gola me Crystal Palacen.

Ekipi i Jose Mourinhos zhgënjeu para shikuesve në Old Trafford me formën e dobët të treguar ndaj londinezëve që kanë mundur ta fitojnë takimin pas rasteve të krijuara para portës së David de Geas.

“Djajtë e kuq” me këtë barazim mbesin në pozitën e shtatë me vetëm 21 pikë.