Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suso kërkon 500 mijë euro shtesë nga Milani

Milani ka ngecur në bisedimet për vazhdimin e kontratës me mesfushorin Suso, pasi ai ka kërkuar më shumë para.

Sipas Tuttosport, shefi i mëparshëm Adriano Galliani gjatë muajit shkurt i kishte ofruar 2.5 milionë euro për sezon, ofertë të cilën e pranoi spanjolli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por me interesimin e disa klubeve europiane për të, gazeta italiane raporton se 23-vjeçari tani ka kërkuar 500 mijë euro shtesë në kontratë.

Shifra nuk pritet të jetë pengesë për dy palët të cilat janë të interesuara që të vazhdojnë kontratën para se të hapet afati kalimtar i verës.