Sport

Eibari, klubi që udhëhiqet nga femrat

Eibari tashmë një kohë të gjatë njihet si klubi më i vogël në La Liga, pasi vjen nga një qytet i vogël me më pak se 30 mijë banorë dhe pa fushë stërvitore. Por tani Eibari po udhëheq fushatën për barazinë gjinore në futbollin spanjoll.

Derisa femrat mbajnë postet e ulëta në zyrat e Real Madridit, Real Sociedadit e Leganesit, Eibari është klubi i vetëm në Spanjë, ku më shumë se gjysma e pozitave drejtuese janë të mbuluara nga femrat, shkruan sot Koha Ditore.

"Eibari është një qytet ku femrat gjithmonë kanë pasur rol të rëndësishëm në çdo aspekt të shoqërisë dhe klubi nuk po bën asgjë më shumë", thotë presidentja e Eibarit, Amaia Gorostiza. "Ne nuk kemi ndonjë politikë të veçantë për këtë, por gjithçka ka ndodhur natyrshëm. Ne edhe kur punësojmë dikë, krejt çka kërkojmë është që të jetë kandidat i denjë për vendin e punës pa marrë parasysh gjininë".

Skuadra e Eibarit ka qenë plotësisht e panjohur jashtë territorit bask deri para katër vjetësh kur u promovua në La Liga dhe kërkoi ndihmë për të rritur kapitalin e klubit prej 1.7 milionë eurosh, në mënyrë që të plotësonte rregullin e ligës elitare të Spanjës.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)