Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjysmëfinalja në Podujevë, ndeshje e vitit

Besa dhe Llapi po shpresojnë që të përballen në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, që do të zhvillohet në ditët e para të muajit qershor. Por, për të prekur finalen, këto dy skuadra duhet të kalojnë me sukses fazën gjysmëfinale, shkruan sot Koha Ditore.

Pas barazimeve në ndeshjet e para gjysmëfinale, si Besa ashtu edhe Llapi në ndeshjet e kthimit, që janë vendimtare do të luajnë në shtëpi. Besa e pret në Pejë skuadrën e Trepçës, me të cilën luajti 2:2 në Mitrovicë, derisa Llapi e pret në Podujevë skuadrën e Drenicës, pas barazimit pa gola në Skenderaj. Të dyja këto ndeshje gjysmëfinale do të luhen të mërkurën (sot) prej orës 15:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa Besës i mjafton një barazim pa gola apo edhe 1:1 për të avancuar në finale, Llapit barazimi pa gola i mjafton vetëm për të siguruar kohën shtesë, ndërsa barazimi me gola të shënuar për llapjanët nënkupton eliminimin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.