Sport

Klubet e Manchesterit në garë për yllin brazilian

Descriptive Text

Pep Guardiola e ka kontaktuar personalisht sulmuesin e Gremios, Evertonin, që ta bindë për të kaluar te Manchester City dhe jo te Manchester Unitedi.

Braziliani ka konfirmuar se në fund të sezonit mund të kalojë në Premier Ligë dhe dy klubet e Manchesterit tashmë kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Evertoni që është top-golashënues i Gremios, është në dijeni për interesimin e Unitedit, por Radio Grenal ka raportuar se edhe City ka hyrë në garë për 22-vjeçarin.

Guardiola raportohet se e ka telefonuar brazilianin që të kalojë te City që në muajin janar mirëpo deri më tani nuk ka pasur ofertë zyrtare nga kampioni anglez.

Gremio ka bërë të ditur se Evertoni ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurove.