Sport

Fenerbahçe interesohet për Zenelin

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli mund të transferohet në Turqi.

Interesim për mesfushorin e Heerenveenit ka shprehur skuadra turke Fenerbahçe.

Kështu kanë njoftuar të hënën mediumet në Turqi.

“Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahçes për afatin kalimtar të janarit. Zeneli ka dëshmuar veten në Holandë. Fenerbaçe duhet ta bindë mesfushorin, pasi në garë janë edhe Ajaxi dhe PSV-ja”, shkruan “fanatik.com.tr”, transmeton Koha.net.

Fenerbahçe zë vendin e 13-të në Superligën e Turqisë. Në Ligën e Evropës zë vendin e dytë në Grupin D.

Zeneli 23-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit holandez në 12 paraqitje ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime. Vlerësohet lider i Heerenveenit. Edhe te Kosova është titullar. Në 14 ndeshje ka shënuar tri gola.