Arjen Robben ka thënë se Bayern Munichu u plaçkit pas eliminimit të diskutueshëm nga Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Arturo Vidal u përjashtua nga loja në momentin kur Bayerni po udhëhiqte 2 me 1. Ndërhyrja e tij u cilësua si e palejueshme, mirëpo nga xhirimet dukej se ishte një ndërhyrje e pastër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali pastaj përfitoi nga pozitat e dyshimta jashtë loje derisa Ronaldo kompletoi hat-trickun. I pyetur nëse Bayerni është plaçkitur në këtë takim, Robben është përgjigjur: “Po, për mendimin tim është turp sepse ishte lojë e mirë”.
“Të gjithë i panë dy ekipe me lojtarë të mëdhenj në fushë. Ishte kënaqësi të shohësh këtë lojë. Pastaj loja u vendos nga gjyqtari. Nuk më pëlqen të flas për ta, por ju duhet të shikoni gabimet dhe të shihni gjërat e gabuara. Në këtë rast, nuk kishte asnjë. Këto vendime e vendosën ndeshjen”.
“Ishte një reklamë e mirë për futbollin, por pastaj ndeshja u vendos nga dikush me pip”.