Sport

Vardy: Leicesteri krenar edhe pse u eliminua

Sulmuesi i Leicesterit, Jamie Vardy, thotë se ekipi i tij do të largohet krenar nga Liga e Kampionëve.

Kampioni anglez u eliminua në çerekfinale nga Atletico Madrid me rezultat të përgjithshëm 2 me 1 pas dy ndeshjeve.

Në takimin e dytë, Vardy shënoi golin e vetëm për Leicesterin në barazimin 1 me 1.

“Dhamë gjithçka nga vetja, por nuk ia dolëm. Lamë gjithçka në fushë dhe mund të mbetemi krenarë”, ka thënë ai.