Sport

Real – Bayern, ndeshja shkon në vazhdime

Descriptive Text

Ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Bayern Munichut do të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Bayerni arriti që në Madrid të sigurojë fitore 1 me 2 për të çuar ndeshjen në vazhdime, pasi me të njëjtin rezultat Reali kishte fituar në Gjermani.

Robert Lewandowski shënoi i pari në ndeshje për Bayernin. Polaku realizoi në minutën e 53-të.

Cristiano Ronaldo barazoi gjithçka në minutën e 76-të, ndërsa vetëm disa sekonda më pas Sergio Ramos shënoi autogol për rezultatin 1 me 2.

Në vazhdime Bayerni luan me një futbollist më pak pasi Arturo Vidal është ndëshkuar me karton të kuq, pas dy të verdhëve.