Sport

Atletico në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Descriptive Text

Atletico Madrid ka siguruar gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve, pasi pas dy ndeshjeve çerekfinale ndaj Leicesterit ka triumfuar me rezultat të përgjithshëm 2 me 1.

Pas fitores 1 me 0 në shtëpi, madrilenët barazuan 1 me 1 si mysafirë për të kaluar tutje në mesin e katër më të mirëve.

Saul Niguez shënoi i pari në minutën e 26-të për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, ndërsa Jamie Vardy barazoi gjithçka në minutën e 61-të për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.