Sport

Benjamin Mendy operohet me sukses

Mbrojtësi i krahut të majtë te Manchester City, Benjamin Mendy, e ka kaluar me sukses operacionin në gjurin e tij.

Mbrojtësi francez ishte titullar për 90 minuta në fitoren ndaj Manchester Unitedit, por u detyrua t’i nënshtrohet operimit në gjurin e majtë.

24-vjeçari ka bërë të ditur se operimi ka përfunduar me sukses përderisa nuk dihet se a do të jetë jashtë fushave këtë sezon.

Mendy ishte i grumbulluar me Përfaqësuesen e Francës, për dy ndeshjet e radhës, por pas lëndimit të pësuar, u detyrua të largohet nga kampi i “Gjelave”.