Sport

Robin Krasniqi mezi e pret meçin e së shtunës, lavdëron kundërshtarin

Kampioni i Evropës, Robin Krasniqi të shtunën rikthehet në ring për t’u përballur me boksierin nga Venezuela, Ronny Landaeta që është kampion i Bashkimit Evropian.

Në konferencën për media Krasniqi ka lavdëruar kundërshtarin e radhës, duke thënë se ai ka vetëbesim të madh dhe ka qetësi të jashtëzakonshme, transmeton Koha.net.

Krasniqi ishte paraparë që të boksonte me Stefan Hartelin, por kjo nuk u realizua, dhe promotori i tij siguroi meçin ndaj Landaetas.

“Respekt për punën që ka bërë promotori im, dhe mirë që ekipi i Ronny Landaetas u pajtua kaq shpejtë, përndryshe përgatitjet e mira do të shkonin huq”, është shprehur Krasniqi, raporton Mdr.de.

31 vjeçari shqiptar për këtë meç është përgatitur përreth tre muaj, pasi kishte fituar titullin në qershor të këtij viti.

“Ai (Landaeta) do të jetë ndryshe në ring. Qetësia e tij tregon se a është përgatitur mirë, duket i sigurt, ka vetëbesim”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi e Landaeta do të zbresin në ring të shtunën, më 17 nëntor, nga ora 22:20.

Image