Sport

Prishtina mposht Steaua Bucurestin

Foto: Ilustrim

Z Mobile Prishtina ka arritur të shënojë fitoren e radhës në kuadër të fazës së parë të grupeve në FIBA Europe Cup.

Mbrëmjen e sotme, Prishtina mposhti Steaua Bucurestin me rezultat 74-69 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.

Prishtina javën e shkuar konfirmoi kalimin në fazën e dytë, e cila përbëhet prej 16 ekipeve të ndara në katër grupe. Këtë kualifikim, Prishtina e arriti pas katër xhirove. Xhiroja e fundit do t’i shërbejë Prishtinës për të forcuar pozitën, eventualisht për të kërkuar të parën.

Prishtina ka mposhtur edhe në Bukuresht Steauan dhe këtë gjë arriti ta bëjë edhe sonte para tifozëve të vet.