Sport

Hysaj së shpejti nis bisedimet për kontratë të re me Napolin

Agjenti i futbollistit shqiptar Elseid Hysaj ka konfirmuar se do të takohet me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, për kontratë të re për lojtarin në javët e ardhshme.

E ardhmja e Hysajt te Napoli është pjesë e shumë spekulimeve së fundmi. Ai nuk ka nënshkruar akoma kontratë të re, ndërsa për të interesim të madh kanë shprehur disa klube angleze. Megjithatë, Mario Giuffredi ka sugjeruar se klienti i tij është i vendosur të vazhdojë në Napoli.

“Kemi qenë në bisedime me Napolin qe një kohë”, ka thënë ai pasi mori çmimin e agjentit më të mirë në Itali. “Në javët në vazhdim do të takohem me presidentin për të kuptuar kushtet për rinovim. Ai ka vetëm edhe dy vjet e gjysmë në kontratë”.