Sport

Evra flet 6 gjuhë, ka 21 trofe dhe 24 vëllezër e motra

Patrice Evra mund ta ketë filluar karrierën si sulmues krahu, por emër në futbollin botëror ka bërë si mbrojtës i krahut të majtë.

Me më shumë se 700 ndeshje gjatë karrierës 20-vjeçare si lojtar profesionist, të cilën ende nuk e ka mbyllur, Evra ka fituar shumë trofe - 21. Edhe pse ka luajtur për shumë ekipe, Evra të gjitha këto suksese i ka shijuar me vetëm tri prej tyre: Monacon, Manchester Unitedin dhe Juventusin, shkruan sot Koha Ditore.

Pa dyshim, sukseset më të mëdha i ka me fanellën e Manchester Unitedit, ekip për të cilin luajti tetë edicione dhe në mesin e 15 trofeve me të ka fituar pesë tituj kampioni në Premier League dhe një në Ligën e Kampionëve. Ka pesë trofe me Juventusin: dy tituj, dy kupa dhe një Superkupë të Italisë. Dhe një kupë të Francës me Monacon në fillim të karrierës. Ai aktualisht është pa klub, kurse deri në qershor të këtij viti ishte pjesë e West Ham Unitedit. Ka luajtur edhe për Marseillen, Nicen, Monzan e Marsalan. Ka edhe 81 paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)