Higuain: Juve mund t’i nxjerrë probleme Barçës në Camp Nou

Higuain: Juve mund t’i nxjerrë probleme Barçës në Camp Nou

18 prill 2017 17:19

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, thotë se ekipi i tij mund t’i nxjerrë shumë probleme Barcelonës.

“Zonja e Vjetër” fitoi 3 me 0 në ndeshjen e parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por argjentinasi thotë se nuk do të qëndrojnë prapa as në ndeshjen e kthimit.

“Nuk e di nëse kjo fitore mjafton, por kjo epërsi nënkupton që do të shkojmë për të luajtur lojën tonë dhe të bëjmë atë që bëmë në Torino”, ka thënë Higuain për “Sky”, transmeton Koha.net.

“Ata kanë treguar se mund të kthejnë rezultate shumë të vështira, duke bërë mrekullinë, por ne jemi në dijeni për këtë dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Shpresojmë të krijojmë raste për gol, sepse mund t’i nxjerrim probleme Barcelonës”, ka shtuar më tej ai.

Takimi i kthimit në Camp Nou zhvillohet të mërkurën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme