Sport

Sturridge akuzohet për bastvënie

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, po akuzohet nga Federata Angleze lidhur me thyerjen e rregullave kundër bastvënies.

29-vjeçari ka kohë deri më 20 nëntor që t’u përgjigjet akuzave, të cilat ai dyshohet se i theu në janar të këtij viti.

Ai akuzohet për një rregull të shkelur, në kohën sa ishte i huazuar te West Bromwich Albioni, edhe pse s’ka detaje të publikuara lidhur me shkeljen.

Nga ana tjetër, Sturridge ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka vënë kurrë bast në futboll.

Sturridge kaloi pjesën e dytë të sezonit të shkuar me WBA-në, që nga huazimi prej Liverpoolit më 29 janar.