Sport

Brenda tri orësh, Lacazette ftohet dhe largohet nga Franca

Për vetëm tri orë, sulmuesi i Arsenalit Alexandre Lacazette ishte pjesë e kombëtares së Francës.

Ylli francez nuk ishte përfshirë fillimisht në listën e 23-lojtarëve të ftuar nga Franca për ndeshjet me Holandën më 16 nëntor në Ligën e Kombeve dhe ndaj Uruguait më 20 nëntor në miqësore.

Sot Franca njoftoi se Paul Pogba dhe Anthony Martial janë larguar nga 23-shja për shkak të lëndimeve dhe në vend të tyre janë ftuar Alexandre Lacazette dhe Mousa Sissoko.

Por vetëm dy orë e gjysmë pas atij njoftimi, kampionja e botës njoftoi në Twitter se Lacazette e ka të pamundur t’i bashkohet ekipit dhe Alassane Plea e zë vendin etij. Arsye konsiderohet të jetë vendimi i mjekut të Arsenalit.