Sport

Manchester City favorit për transferimin e De Jongut

Descriptive Text

Kampionët e Anglisë kërkojnë të përforcohen me talentin holandez.

Manchester City parakalon rivalin Manchester United në garën për të siguruar shërbimet e futbollistit të Ajaxit, Frenkie de Jong.

Sipas mediave angleze, kampioni i Premier Ligës, edhe pse është nën hetim për thyerje të rregullave të “Fair Play Financiar”, nuk ka ndërmend të tërhiqen, madje do të bëjë maksimumin për të bërë të vetin futbollistin holandez, transmeton ksp.

Mësohet se verën e ardhshme De Jong do të jetë nën urdhrat e Pep Guardiolës për 50 milionë funte.

Një shumë e tillë vështirë të refuzohet nga Ajaxi, që e ka në filozofinë e saj prodhimin e talenteve dhe shitjen e tyre për një çmim të lartë, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e klubit.