Sport

Reali shfrytëzon gabimin e Barçës, tani vetëm katër pikë diferencë

Real Madridi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në përballje me Celta Vigon në xhiron e 12-të të La Ligës.

“Los Blancos” shfrytëzuan për mrekulli gabimin e Barcelonës, që sot humbi në shtëpi nga Betisi, për të ngushtuar diferencën në katër pikë, transmeton Koha.net.

Kampioni i Evropës shënoi fitore prej 2 me 4.

Ishte Benzema që shënoi golin e parë në minutën e 23 pas asistimit nga Modriqi. Një autogol nga Cabral i dha epërsi të dyfishtë Realit.

Celta ngushtoi epërsinë përmes Mallos që shënoi në minutën e 61.

Megjithatë Reali shënoi dy herë në vazhdim përmes Ramosit dhe Cabellos. E për vendasit golin e fundit e shënoi Mendez në minutën e 90+4.

Reali në vendin e gjashtë ka 20 pikë, katër më pak se lideri Barcelona. Kurse Celta Vigo mban vendin e 14 me po aq pikë.