Sport

City fiton derbin e Manchesterit

Manchester City ka fituar derbin lokal ndaj Manchester Unitedit, 3-1.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes David Silvas, transmeton Koha.net. Aguero e dyfishoi epërsinë në minutën e 48.

Pas dhjetë minutash Martiali e ngushtoi rezultatin në 2 me 1, megjithatë Unitedi nuk arriti të bëjë më tepër në këtë takim.

Golin e fundit e shënoi Gundogan kur po luhej minuta e 86.

City në krye të tabelës ka 32 pikë, kurse Unitedi në vendin e tetë ka 20 pikë.