Sport

Spahija, ikona e klubit që nuk është më

Descriptive Text

Valdet Spahija ende nuk po mund të pajtohet me faktin se klubi i basketbollit Peja, ka shuar aktivitetin.

Në kohët kur është vetëm dhe në qetësi, në kokë i vijnë momente të shumta, kryesisht kujtime të bukura, kur Peja fitonte trofe si paraluftës ashtu edhe pasluftës në Kosovë.

Këto kujtime nuk ka qejf t'i largohen për asnjë moment, pasi dëshiron ta mbajë në mend Pejën si ekipin që luftonte për çdo trofe në Kosovë me ekipet e "Katërshes së Madhe" - Prishtinën, Trepçën e Bashkimin,shkruan Koha Ditore.

Spahija është një prej themeluesve të ekipit të Pejës në vitin 1993 dhe ishte zyrtari i vetëm në ekip edicionin e shkuar kur ekipi me të rinj që nuk paguheshin fare siguroi mbetjen në Superligë./Tahir Sopi

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)