Sport

Fitore dramatike e Brooklynit ndaj Denverit

Caris LeVert shënoi kur kishte mbetur më pak se një sekondë deri në fund të duelit, dhe Brooklyn Nets shënoi fitore ndaj Denver Nuggets me dy pikë epërsi, 112:110.

Në aksionin e radhës, Nuggets provoi nga vija për tri pikë me Malik Beasley, por dështoi.

LeVert shënoi, në total, 17 pikë, i ndihmuar nga D’Angelo Russell me 23 gjithsej, dhe Nets fitoi për herë të tretë rresht.

Te Denveri, i cili pësoi disfatë sivjet për herë të parë në shtëpi pas gjashtë fitoreve rresht, u dallua Nikola Jokiq, me 37 pikë e plot 21 kërcime.