Sport

Sadiku që refuzoi Shqipërinë hiqet nga lista e lojtarëve të ftuar

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka zëvendësuar Loret Sadikun me Ergys Kaçen.

Gazeta Koha Ditore të premten [sot] ka raportuar që mbrojtësi i ekipit turk Kashimpasha, ka marrë ftesë nga Panucci, por Sadiku që insiston të luajë për Kosovën, nuk i është bashkuar kuqezinjve.

Sadiku pritet të refuzojë ftesën e Shqipërisë

Duke mos komentuar refuzimin e Sadikut, FSHF-ja ka publikuar listën e rifreskuar të ekipit për ndeshjet kundër Skocisë dhe Uellsit.

Loret Sadiku kthehet te Shqipëria

“Trajneri i kombëtares Christian Panucci ka njoftuar zëvendësimin e Loret Sadikut me Ergys Kaçen, sa i përket listës së futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës që do të luajë Shqipëria. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin Loro Borici, e vlefshme për UEFA Nations League. Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në date 20 nëntor në Elbasan Arena ora 20:00”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Image