Mbrëmë janë zhvilluar edhe dy ndeshje në NBA.
Cleveland Cavaliers çojnë në 2:0 serinë ndaj Indiana Pacers në playoffin e NBA duke triumfuar 117:11. Kampionët në fuqi të prirë nga treshja, Irving-Love-James, që së bashku kontribuuan me 89 pikë, tani kanë një avantazh të dukshëm ndaj skuadrës nga Indianapolis.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKyri Irving ishte i pandalshëm në këtë sfidë duke realizuar 37 pikë, kurse Kevin Love dhe LeBron James shtuan respektivisht 27 dhe 25 pikë për të shkuar të qetë në përballjen e tretë që do të luhet në parketin e Indianas, transmeton KosovaPress.
Kawhi Leonard në superformë, po ashtu edhe San Antonio Spurs, që mposhti 96:82 Memphis Grizzlies, duke e çuar në 2:0 serinë.
Me 37 pikë dhe 11 kërcime 25-vjeçari ishte thjesht i pandalshëm në AT&T Center të San Antonios, ku ekipi vendas tregoi forcën për të dytën herë radhazi.
Te Grizzlies që kanë një punë të vështirë për të përmbysur disavantazhin prej dy ndeshjesh më i miri ishte Mike Conley me 24 pikë të shënuara.
Dy takimet e radhës do të zhvillohen në FedExForum të Memphisit.