Sport

Roma mposht CSKA Moskën, merr kreun në Grupin G

Roma ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te CSKA Moska në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke rritur gjasat për kalim në fazën tjetër.

Roma e nisi për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes përmes mbrojtësit grek Kostas Manolas, që shënoi pas asistimit nga Pellegrini, transmeton Koha.net.

Vendasit barazuan shifrat në minutën e 50 përmes Sigurdssonit.

Pas gjashtë minutave vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Magnusson u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

E këtë e shfrytëzoi shumë mirë Roma duke rikthyer epërsinë në minutën e 59 përmes Pellegrinit, që shënoi nga asistimi i Cristantes.

Roma në krye të tabelës në Grupin G ka nëntë pikë, e CSKA Moska në vendin e tretë ka 4 pikë.