Sport

PSG-ja ankohet në referim

Descriptive Text

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi ka vlerësuar se dy gabime të referëve i kanë kushtuar skuadrës së tij me humbje të dy pikëve në përballjen me Napolin në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Penalltia e Napolit erdhi ndonëse Jose Maria Callejon ishte në pozitë jashtëloje. Al-Khelaifi ka bërë thirrje që të përdoret sistemi VAR edhe në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

“Ne jemi të dëshpëruar pasi dy gabime të referëve na kushtuan me dy pikë. Sa për penalltinë e Napolit, mendoj se ishte pozitë jashtëloje në atë aksion, ndërsa po ashtu te ne nuk u akordua penallti kur Nikola Maksimoviq fauloi në zonë Juan Bernatin. E vërteta është se VAR po mungon në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Al-Khelaifi, ndërsa Parisi barazoi 1:1 me Napolin.