Sport

Barcelona bën ofertë për Willianin

Descriptive Text

Skuadra e Barcelonës i ka bërë ofertë Chelseat për mesfushorin e Përfaqësueses së Brazilit, Willian, është bërë e ditur nga “Mundo Deportivo”.

Barcelona po insiston në transferimin e Willianit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij ka ofruar brazilianin Malcolm plus 40 milionë euro.

Oferta e Barcelonës i ka pëlqyer Chelseat, pasi Malcolm pëlqehet nga trajneri Maurizio Sarri.

Malcolm para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Barcelonës nga Bordeauxi për 41 milionë euro, por deri më tani ka vetëm 25 minuta lojë në La Liga.

Willian 30-vjeçar ishte pranë kalimit te Barcelona para fillimit të këtij edicioni, por Chelsea refuzoi 65 milionë euro për të. Willian këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asistime në 17 paraqitje.