Sport

Reali me marrëveshje historike me Adidasin

Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje me kompaninë gjermane të veshjeve sportive, Adidas.

Ndonëse nuk po kalon një formë të mirë, Reali, deri më tani nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë që rrethojnë ekipin elitar, duket se Los Blancos mund të ngushëllohen me të rejat që vijnë nga sponsorët.

Siç zbulon e përditshmja Marca, Reali është shumë pranë nënshkrimit të akordit të ri me sponsorin e tij historik, kompaninë sportive Adidas, marrëveshje që parashikon një bashkëpunim të ri 10-vjeçar.

Çmimi i kësaj marrëveshje është një rekord historik pasi tashmë në arkat e Los Blancos pritet të arkëtohen një miliard e 100 milionë euro, që përkojnë me 110 milionë euro në sezon.

Nivele të tilla nuk janë prekur kurrë më parë dhe tashmë madrilenët dyfishojnë akordin e një viti më parë, që shihte një përfitim prej 52 milionë eurosh në vit, transmeton KP.

Aktualisht klubi me përfitimin më të madh financiar nga sponsorët është Manchester United me 85 milionë euro në vit, por tashmë me marrëveshjen e re klubi mbretëror merr kryesimin e përfitimeve financiare.