Sport

Katër ekipe pas Monchit

Katër ekipe kanë shprehur interesim për drejtorin sportiv të Romës, Monchi.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Monchi kërkohet nga Barcelona, Manchester Unitedi, Atletico Madridi e Paris Saint-Germaini.

Monchi para fillimit të këtij edicioni erdhi te Roma, por është kritikuar nga tifozët për shitjen e portierit Alisson dhe mesfushorëve Radja Naingoolan e Kevin Strootman.

Monchi ka kontratë me Romën deri në vitin 2022.