Sport

13-vjeçarja kritikohet e quhet lesbike pse luan futboll, i thonë se është “sport për djem”

Një 13 vjeçare e quajtur Darcie, që jeton në Cwmbran, Uells, është kritikuar e madje është quajtur lesbike pasi është parë duke luajtur futboll në shkollë.

Ajo ëndërron të luajë futboll në mënyrë profesionale, por thotë se është kritikuar dhe është quajtur lesbike, pasi siç thotë ajo, i kanë thënë se është “sport për djem”, raporton BBC, transmeton Koha.net.

“Unë do të vazhdojë të luajë futboll dhe nuk dua askush të më kritikojë. Në shkollë më kritikojnë shumë, më quajnë djalë e nganjëherë lesbike. Madje më kanë emërtuar shpeshherë edhe me emra tjerë”, ka thënë Darcie.

Në Uells, futbolli për gjininë femërore ka nevojë për mbështetje të madhe. Komisioneri i fëmijëve në Uells ka thënë se atje janë depresive stereotipet gjinore.

Darcie ka thënë se nuk janë vetëm djemtë ata që e kritikojnë, ka edhe vajza e madje edhe prindër të fëmijëve të tjerë.

“Më thonë se sportet për vajza janë hokeji, vallëzimi e të tjera që bëhen në shkollën tonë, e futbolli, ragbi e basketbolli janë vetëm për djem. Por s’pajtohem”, ka thënë ajo para mediave.