Sport

Veterani i UÇK-së që ka nxjerrë pesë gardianë për portën e Kosovës

Descriptive Text

Avni Hasani është krenar sidomos për dy gjëra. Për pjesëmarrje në luftën çlirimtare, për çka sot mban statusin e veteranit, dhe për punën me portierët në klubin nga Drenasi, Feronikeli.

Përderisa lufta i takon të shkuarës, e ardhmja e tij është në fushën e blertë. Ai njihet si punëtor i palodhshëm dhe për më tepër ekspert për nxjerrjen e portierëve, shkruan Koha Ditore.

Për gjashtë vjet punë si trajner i portierëve te Feronikeli, Hasani ka nxjerrë pesë portierë që kanë luajtur apo janë grumbulluar me Përfaqësuesen A dhe për ato të reja.

I fundit që është bërë pjesë e ekipit "A" është portieri Faton Maloku, derisa para tij kanë qenë edhe Granit Kolshi dhe Flamur Neziri. Për Shpresat e Kosovës luajnë Florian Smakiqi dhe Ardit Nika. Nika është lojtar i Prishtinës i huazuar te KEK-u. Por pjesë e U-21 të Kosovës është bërë sa ka qenë i huazuar te Feronikeli dhe derisa punonte me Hasanin./F.Polisi

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)