Shtatë gola u shënuan në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, aty ku KEK-u u mposht nga Flamurtari, 4:3.
Që në minutën e shtatë filloi seria e golave në këtë ballafaqim, transmeton KTV.
Të parët që kaluan në avantazh ishin “Elektricistët” me këtë gol të Rilind Nimanit, pas harkimit të Ensar Krasniqit.
Vetëm tre minuta zgjati gëzimi i vendësve, pasi Flamurtari fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi Alban Shillova. Për Shillovën ishte goli i nëntë i kampionatit.
Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë dhe në minutën e 27-të, kaluan në avantazh pas golit të shkëlqyeshëm të Agron Bruqit që u asistua nga Lorik Maxhuni.
KEK-u luajti mirë, pasi pësoi golin e dytë. Iu afrua shumë arritjes së qëllimit me këtë gjuajtje të Krasniqit nga faulli.
Si rezultat i lojës së mirë, “Elektricistët” i barazuan shifrat në minutën e 31-të.
Kësaj radhe, Drilon Tejeci e dërgoi topin në zonën e rreptësisë, ku me dinakëri i iku mbrojtjes sulmuesi Vigan Veliu që shënon për rezultatin 2:2.
Deri në fund të pjesëlojë së parë, rrezikuan edhe tri herë, me Ardit Gashin, Veliun dhe Fatlum Lleshin.
minuta pas pushimit, “Kuqezinjtë” shënuan një gol të shpejtë, me këmbëshpejtin Egzon Krasniqi. Ai fitoi një top në mesin e fushës, vrapoi deri në zonën e rreptësisë dhe e tundi rrjetën për 2:3, falë edhe reagimit jo të mirë të portierit Ardit Nika.
Në minutën e 71-të, nikoqirët protestuan për prekje me dorë, por gjyqtari kryesor Fatmir Tahiri e vazhdoi lojën, ndërsa pesë minuta më vonë, iu afruan golit me Nimanin, por kësaj radhe nuk u mposhtu portieri Flamur Neziri që u kthye në fushë pas një muaji mungesë për shkak të lëndimit.
Nga ana tjetër, në minutën e 77-të, Krasniqi e shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Flamurtarin, pasi e shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit Nika.
Vizitorët për pak sa nuk i dhanë goditjen përfundimtare vendësve në minutën e 89-të kur zëvendësuesi Adem Maliqi e qëlloi shtyllën.
Në aksionin tjetër të ndërtuar, “Elektricistët” fituan penallti pas prekjes me dorë të mbrojtësit Granit Ahmeti. Nga pika e bardhë, i pagabueshëm ishte Gëzim Berisha për rezultatin final, 3:4.
Në xhiron e 15-të, KEK-u udhëton te Trepça ’89, kurse Liria e pret Flamurtarin.
“Too often in Rome, opinion lurches from one side to the other ëith no sense of equilibrium. Ëe are fourth in Serie A, second in the Europa League in a very tough group and the lads are doing a great job.
“Ëe analysed ëhat happened, all took our share of the responsibility and noë focus on SPAL, a very ëell-organised side and dangerous opponents. Ëe can’t afford to get this one ërong.
“SPAL’s statistics shoë hoë strong they are, including a victory here against Roma last month, so ëe mustn’t make the same mistake.”
Senad Lulic is in doubt ëith a calf problem, ëhile Milan Badelj and Lucas Leiva are out injured.
-
3 nëntor 2018 20:27
-
Shpërndaje në: