Sport

Rahoveci mposht thellë Lipjanin në basketboll

Në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll Rahoveci ka mposhtur thellë në shtëpi Lipjanin.

“Vreshtarët” shënuan fitore me rezultat 88:66, transmeton Koha.net.

Arian Qallaku shkëlqeu te Rahoveci duke shënuar 23 pikë, pati 6 kërcime e 2 asistime.

E të mysafirët më i miri ishte Stacey Lambert me 18 pikë, e gjashtë kërcime, ai nuk pati asnjë kërcim.